Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin për financimin e partive politike përgjatë vazhdimit të seancës plenare.
Në rend të seancës plenare të ditës së sotme ishte edhe projektligji për financimin e partive politike.
Projektligji u votua nga 68 deputetë të Kuvendit të Kosovës, pa asnjë deputet kundër dhe pa asnjë abstenim.
Përmes këtij projektligji synohet që të dihet burimi financues i të gjitha partive politike.