×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputetët skocezë duan që droga të legalizohet

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Deputetët skocezë në kuvendin britanik kanë bërë thirrje që të legalizohet përdorimi personal i drogës në mënyrë që të luftohet epidemia e vdekjeve nga përdorimi i narkotikëve.

    Komisioni Parlamentar për Çështjet e Skocisë në kuvendin e Britanisë së Madhe ka kërkuar reforma radikale në qasjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj përdorimit të drogës, duke kërkuar ligje të reja për ofrimin e mënyrave dhe vendeve të sigurta për përdorimin e substancave narkotike.

    Sipas këtij komisioni, nëse qeveria qendrore në Londër nuk ka vullnet t’i marrë këto masa, ajo duhet t’ia kalojë pushtetin Skocisë që të vendosë për këtë problem të vetin.

    Megjithatë, në raportin e këtij komisioni kritikohet edhe qeveria skoceze, e cila akuzohet për përkeqësimin e gjendjes përmes zvogëlimit të fondeve për disa shërbime dhe u kërkua që ajo të bëjë më shumë në rast se i ofrohen kompetenca shtesë.

    Deputetët e komisionit parlamentar thanë se qasja e tanishme për trajtimin e përdorimit të drogës si krim është kundër-produktive dhe se dekriminalizimi i përdorimit të vogël të drogës do të ishte ndihmë për përdoruesit që ta marrin trajtimin e duhur, shkruan “Independent”./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.