Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka shqyrtuar sot planifikimi buxhetor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për vitin 2021.
Megjithatë, mbledhja nuk ka qenë e hapur për media, kësisoj anëtarët e këtij komisioni po diskutojnë me dyer të mbyllura.
Ne takimin e sotëm të anëtarëve të këtij komisioni ishte i ftuar edhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.
Megjithatë, ai nuk ka marrë pjesë në mbledhje.
Buxheti për vitin 2021 ishte raportuar të jetë për 200 milionë euro më i ulët se ai i vitit 2020.
Në projeksionet buxhetore për vitin 2021 nuk parashihet ndonjë mbyllje tjetër ekonomike shkaku i pandemisë COVID-19.
Vlerësimet janë që do të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind.