Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deputetë nga Kosova u paraqitën me maska që mbanin stemën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe
Deputetët nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviqdhe Ljubomir Mariq, u zgjodhën nga lista elektorale e Partisë Progresive Serbe, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 21 qershor të këtij viti.
Në seancën e sotme, mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, Ana Bërnabiq, do të paraqes ekspozenë e saj në parlament, raporton portali serb Kosovo Online, transmeton Klan Kosova.