Sot Kuvendi i Serbisë do të zhvillojë seancën konstituive ku si pikë e rëndësishme është zgjedhja e Kryeparlamentarit.
Poashtu sot pritet të zgjedhet zv/kryetari i Parlamentit si dhe Sekretari i Përgjithshëm.
Ivica Daçiq është propozuar për Kryetar të Parlamentit serb, ndërsa si sekretar i Kuvendit u raportua të jetë Veljko Odaloviq, që deri më tani kishte postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në seancën e zhvilluar më tre gusht, u konfirmuan mandatet e deputetëve si dhe u konfirmua zgjedhja e kryesisë parlamentare, në mënyrë që të krijohen kushte për zgjedhjen e qeverisë së re serbe, që përfshinë SPS,SPAS dhe partitë e pakicave.
Ajo që pritet të vijojë pas seancës konstituive, e që janë ndryshimet në ligjin për qeverinë dhe ministritë,duke pas parasysh që është paralajmëruar krijimi i dy ministrive të reja.