×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët në Merdare: Këtu nuk ka asnjë shenjë se është Kosovë

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Anëtarët e Komisionit për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes kanë konstatuar se pala serbe nuk është duke i respektuar marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe së fundi në Washington.

    Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku (LVV), pas vizitës në pikën kufitare në Merdar, ka thënë se përveç afrimit fizik ndërmjet policëve serbë dhe atyre shqiptarë në objektin e ndërtuar nga Komisioni Evropian, nuk ka asnjë bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

    Sipas saj, Serbia vazhdon ende ta konsiderojë këtë pikë kufitare vetëm si kufi administrativ. Edhe anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se në Merdar nuk ka asnjë shenjë që sinjalizon se është Kosovë.

    “Dhe nga pyetjet që i parashtruam, përveç këtij objekti që shihet se është i ri, nuk sheh asgjë të re, nuk sheh një bashkëpunim, këmbim të informatave e një zbatueshmëri të marrëveshjes siç është folur, marrëveshje së IBM-së”, është shprehur deputetja Musliu.

    Njësoj ka thënë edhe Kollçaku.

    Ndërsa, Ilir Tasholli nga LDK-ja, ka thënë se është informuar nga përgjegjësi i kësaj pike se të gjitha veprimet që kryhen këtu, akoma janë sipas Marrëveshjes e Brukselit të nënshkruar më parë.

    “Sigurisht që Kosova tash është në proces të dialogut edhe duhet me pas edhe prej marrëveshjeve të fundit që janë arritur në Washington, do të duhej të dalin udhëzuesit dhe konform udhëzuesve të marrëveshjes për dialogun duhet të veprojmë. Nuk është një pikë e lehtë. Po shpresoj që në vazhdim të procesit të dialogut do të vazhdojnë përpjekjet për mbylljen edhe të temave të tjera, të cilat ende nuk janë të zgjidhura”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.