Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë me 10 deputetët me rritjen dhe ata me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.
Sipas kësaj infografike, deputetët me rritjen më të madhe në vota janë: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci dhe Eman Rrahmani.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Konjuca ka marrë rreth 128 mijë vota më shumë, derisa Osmani rreth 125 mijë.
Ndërkohë, deputetët që kanë shënuar rënie në vota janë: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Destic dhe Abelard Tahiri.
Haradinaj ka marrë rreth 35 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara, derisa Quni rreth 17 mijë më pak.
https://www.facebook.com/kosovademocraticinstitute/posts/10160187537114179