Tenderi për furnizim me libra për bibliotekën e Kuvendit të Kosovës është anuluar. Për këtë furnizim ishin ndarë rreth 10 mijë euro.
Përmes një njoftimi të publikuar në KRPP, Kuvendi ka bërë me dije se arsyeja e anulimit të tenderit është mos pranimi i asnjë oferte të përgjegjshme.
Ndryshe, Kuvendi kishte shpallur tender për furnizim me 315 tituj të librave dhe që për çdo titull të ishin nga dy kopje. Shuma e parave që ishin planifikuar të shpenzoheshin për këtë tender ishte 9 mijë e 850 euro.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulimin e tenderit.