×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët kosovarë pjesë e takimeve me zyrtarë të BE-së për Procesin e Berlinit

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Deputetët e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu-Kodra, Agon Batusha dhe Fjolla Ujkani, kanë marrë pjesë në takime me përfaqësues e zyrtarë të BE-së, të angazhuar në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeqytetin gjerman.

    Në një postim në Facebook, deputetja Ujkani deklaroi se aty të pranishëm ishin edhe komisionet për çështje të integrimeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Republika e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht, dhe është pjesëmarrëse aktive në të gjitha proceset që dalin nga Procesi i Berlinit, të gjitha këto në funksion të ofrimit të vendit tonë më afër BE-së, më shpejtë e më sigurt”, ka thënë Ujkani, njofton Klankosova.tv.

    Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që mbahet javën e ardhshme, më 14 dhe 15 tetor në Gjermani.

    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kishte thënë se Kosova duhet t’i heq masat e vendosura ndaj Serbisë, nëse dëshiron që të ketë ftesë për në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit.

    Ministria e Punëve të Brendshme të hënën e kësaj jave kishte lëshuar vendim që pika kufitare në Merdarë të largojë masat për mallrat serbe.

    Pas kësaj, Kosova sot u përfaqësua nga ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari në CEFTA, ku Komiteti i Përbashkët i kësaj nisme miratoi 9 marrëveshje novatore të dizajnuara për të transformuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, janë mirëseardhur në Mynih të Gjermanisë, me pritje...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur propagandë ‘zhurmën’ e opozitës se nuk ka pasur rritje të pagave në Qeverinë Kurti....
    Lajme12 Tetor 2024
    Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore të zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz),...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, ka thënë se çështja me shujtat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është dështim...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme sërish të hënën, për të diskutuar lidhur me telashet për ushqimin e Forcës...
    Sport12 Tetor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e turpshme që ndodhën gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Çekisë. “Koret raciste dhe përdhosja e...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Qeveria amerikane njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të Teheranit ndaj Izraelit më 1 tetor. Sekretari amerikan i...
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.