Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të listës së Vjosa Osmanit janë veshur me të bardha në ditën kur Kuvendi po konstituon legjislaturën e re, raporton Front Online.
Prej shumicës aty po dallon ne veshje deputetja Fitore Pacolli dhe një tjetër deputete e Vv-së.
Para seancës, deputetet si Vjosa Osmani, Arbërie Nagavci e të tjera kanë shpërndarë në rrjetet sociale mesazhe se “sot do të jetë ditë e bardhë”.
Seanca konstituive ka filluar pas orës 10:00, ndërkohë tashmë është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.