×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së i thanë “JO”, por pacientët me kancer të gjëndrës tiroide s’kanë ku të trajtohen

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2022

    Kosova ende nuk ka dhomë të izoluar për trajtimin e pacientëve me kancer të gjëndres tiroide.

    Nevojiten 70 deri në 100 mijë euro që një dhomë e tillë të funksionalizohet në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në QKUK.

    E në mungesë të saj, pacientët që vuajnë me këtë sëmundje, detyrohen të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.

    Për vështirësitë me të cilat po përballen pacientët, ka folur për Front Online drejtori i Shërbimit Klinik i Mjekësisë Nukleare.

    “Po varësisht, brenda vitit është rrit numri i tyre, për shkak që edhe diagonsifikimi është më i madh 100-120 na ka mbërri numri në vit, që kërkojnë trajtim pas operacionit. Po diku 75-80 deri në fund të viti arrin në 100 që kanë shku për trajtim jashtë vendit. Ne ende nuk e kemi dhomën, nuk kushton shtrenjtë 70 deri në 100 mijë euro maksimumi”, tha ai për Front Online.

     

    Drejtori i Mjekësisë Nukleare: Për inate politike dështoi të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer të gjëndrës tiroide

     

    Një tentativë e tillë që Kosova të bëhet me këtë dhomë u iniciua dje në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e LDK-së.

    Por, ishin deputetët e mazhorancës ata që pamundësuan që kjo nismë të jetësohej.

    Ata votuan kundër.

    Kjo ishte edhe një kërkesë e vazhdueshme e QKUK-së që nga viti 2015.

    Drejtori Fakir Spahiu thotë se refuzimi po ndodh për shkak të inateve politike.

    “Kërkesa është përherë, moti është kërkesa, prej vitit 2015, por nuk e ka shpreh dëshirën askush, nuk ka pasë askush vullnet të bëjë diçka. Po, nuk është votuar, s’ki çfarë iu bënë, për inate personale, Ata inatet po i mbajnë personale është problemi i deputetëve, a po pësojmë ne si mjekë së pari, por më së shumti pëson pacienti”, deklaroi ai për Front Online.

     

    Deputetët Batusha e Thaçi: Votuam kundër, por jemi pro që të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer

     

    Deputetët që votuan kundër në Kuvendin e Kosovës ishin ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Dy prej tyre, Agon Batusha e Halil Thaci folën për Front Online.

    Ani pse votoi kundër, Batusha pohon se dhoma e izoluar duhet të ndërtohet, por përmes SHSKUK-së.

    “Duhet mu ndërtu, pajtohem, por ajo duhet me shku përmes SHSKUK-së sepse nuk zgjidhet me një amendament. Amendamenti mundet me bë vetëm buxhet, por derisa nuk ka planifikim të mirëfilltë prej SHSKUK-së. Ne nuk është që s’jemi dakord, por duhet të shkojmë prej procedurave nga SHSKUK që me u bë planifikimi i duhur, jo vetëm të bëjmë popullizëm e ta lëmë me aq”, theksoi ai.

    Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Halil Thaçi thotë se qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen brenda vendit, porse është Qeveria ajo që vendos për prioritetet.

    “Unë konsideroj që është plani i qeverisë dhe ajo është një çështje që qeveria e sheh të arsyeshme apo nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e asaj qendre, nuk jam i fushës së shëndetësisë dhe nuk e di se sa është e nevojshme dhe sa është parësore ajo punë, unë e di që është shumë  e nevojshme për qytetarët që të kenë një trajtim brenda Kosovës. Mirëpo ne si deputet të Kosovës e kemi mbështetë planin e qeverisë dhe programin e qeverisë dhe ndërtimet e tyre që ata i shohin si të nevojshme”, u shpreh ai.

     

    Mazhoranca nuk votoi që të bëhet dhoma për trajtimin e pacientëve me kancer, vjen reagimi i ish-ministrit të Shëndetësisë

     

    Ndërtimi i dhomës së izoluar për trajtimin e pacientëve me kancer të gjëndrës tiroide, për ish- ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dueht të ndodh nëse është kërkesë e profesionistëve shëndetësorë.

    Ai në një prononcim për Front Online tha se politika nuk duhet të jetë bllokuese.

     “Nëse mendimi i profesionistëve të Klinikës të Onkologjisë është pro zhvillimit të kapaciteteve të reja, atëherë politika nuk duhet të jetë bllokuese. Gjithmonë duhet të merret parasysh mendimi i profesionistëve për nevojën e shtimit të një dhome ose i shërbimit”, deklaroi ai për Front Online.

    Sipas Shërbimit i Klinikës së Mjekësisë Nukleare, brenda vitit me këtë kancer janë diagostifikuar deri 120 pacientë, një pjesë e madhe e tyre trajtimin e kërkojnë jashtë vendit.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim ka...
    Lajme11 Maj 2024
    Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për t’i pushuar hetimet...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me...
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.