Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi sot kanë pirë kafe së bashku me Shpejtim Bulliqin i cili fitoi zgjedhjet për kryetar të Podujevës.Një fotografi me të e ka shpërndarë deputeti Arbër Rexhaj i cili thotë se kafën e mëngjesit po e pijnë me kryetarin e Podujevës.
E Rexhaj ka edhe një porosi tjetër.
Ai thotë: Fitoret tona nuk do të ndalen!Bulliqi ka fituar zgjedhjet në Podujevë me 51.64% të votave, krahasuar me Nexhmi Rudarin e LDK-së që mori 35.97% dhe Naim Fetahun e PDK-së që mori 12.40%.Ky është postimi i tij i plotë:
Kafen e mëngjesit me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.Fitoret tona nuk do të ndalen!