Dy deputetet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besa Ismaili, vizituam strukturat e partisë në Prizren, Dragash dhe Zhur.
“Mikpritje e veçantë nga Kryetari i Komunës së Dragashit, Kryesitë dhe asambleistë tanë me të cilët bashkëbiseduam që ta rrisim më shumë bashkëpunimin tonë si përfaqësues të qytetarëve. Asamblistët kanë njohuri më më madhe për problemet lokale që do të mund t’i zgjidhte niveli qendror. Besa dhe unë do të jemi në dispozicion të kërkesave që mund të dalin nga secili anëtar i yni dhe qytetar/e.
Shumë faleminderit Dardan Berishës dhe familjes së heroit tonë Xhevat Berisha, për dhuratën që na e dorëzoi me rastin e takimit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së Xhevatit. Shihemi herave të tjera. Faleminderit”, ka shkruar ajo në Facebook.