Deputetët e PDK-së dhe AAK-së pavarësisht mospajtimeve duket se janë pajtuar sot për një çështje në Kuvend të Kosovës.
Bashkë këto dy parti, që njihen për raporte jo fort të mira mes vete i ka bërë festa e flamurit.
Kështu ka bërë të ditur shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj.
“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shihet në foto me deputetët e PDK-së, Fatmir Xhelilin, Hajredin Kucin e Blerta Deliun.