Kuvendi i Kosovës me 75 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër ka miratuar rekomandimet e Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të auditimit për vitin 2019.
Deputetët me 68 vota për kanë miratuar edhe rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet merren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.
Seanca e sotme e Kuvendit po shoqërohet me mungesë të kuorumit në vendimmarrje, ku në shumicën e pikave të rendit të ditës nuk po marrin pjesë fare në votim./FrontOnline/