×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 250 euro gjobë edukatorja në Ferizaj, tentoi ta vë në gjumë me forcë dy-vjeçarin në çerdhe

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj V.G., duke e dënuar me 250 euro gjobë për akuzën se në cilësinë e edukatores i shkaktoi lëndime të lehta trupore 2-vjeçarit, duke tentuar që me forcë të vë në gjumë në çerdhe.

    Aktgjykimi ndaj V.G., u shpall të enjten nga gjykatësi Adem Shabani, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    E akuzuara u dënua me 60 ditë burgim, mirëpo me pëlqimin e saj dënimi me burgim iu zëvendësua me 250 euro gjobë.

    Sipas procesverbalit, gjatë seancës fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Gazmend Salihu, e akuzuara e pranoi fajësinë.

    “E pranoj fajësinë për veprën penale për të cilën më ngarkon aktakuza kërkoj falje përfaqësuesit ligjor të fëmijës së prindit, qëllimi im nuk ka qenë që t’i shkaktoj lëndime por vetëm që ta fus në gjumë, është hera e parë që bie ndesh me ligjin”, citohet të ketë deklaruar G,.

    E akuzuara kishte kërkuar t’i aprovohet pranimi i fajësisë dhe me rastin e caktimit të dënimit, të merren parasysh rrethanat lehtësuese.

    Prokurori Salihu, sipas procesverbalit, tha se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës dhe i propozoi gjykatës që ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit. Propozoi që Gjykata të merr parasysh rrethanat rënduese: shkallën e përgjegjësisë penale të të pandehurës dhe pasojat e shkaktuara, si dhe rrethanat lehtësuese: pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurës dhe kërkim-faljen e saj.

    Përfaqësuesi i të dëmtuarit, avokati Arbër Jashari thuhet se e mbështeti deklarimin e prokurorit dhe tha se do të paraqesin kërkesë pasurore-juridike.

    Aty thuhet se edhe përfaqësuesi ligjor i të miturit- Leutrim Mahmuti mbështeti deklarimin e prokurorit dhe mbrojtësit të tij, teksa shtoi se i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe paraqesin kërkesë pasurore-juridike.

    Gjithnjë sipas procesverbalit, avokati i të pandehurës i caktuar me autorizim, Visar Musa, tha se e mbrojtura e tij pranoi fajësinë pas konsultimeve me të. Andaj, i propozoi Gjykatës që gjatë matjes së dënimit të ketë parasysh rrethanat lehtësuese- kërkim faljen dhe pranimin e fajësisë.

    “E njëjta ka qenë bashkëpunuese në të gjitha fazat e procedurës, është shqetësuar thellë dhe e penduar edhe pse qëllimi nuk ka qenë që të shkaktojë këtë lëndim, kjo mund të vërehet edhe nga video incizimet në shkresat e lëndës, po ashtu është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin, është familjare dhe prind i 3 fëmijëve e cila e kupton tejet mirë ndjeshmërinë për prindin”, citohet të ketë deklaruar Musa.

    Avokati i ka propozuar Gjykatës që ndaj V.G., të shqiptohet dënim me gjobë.

    Fjalën e avokatit, në procesverbal thuhet se e mbështeti edhe e akuzuara, duke shtuar se është e papunë. Më pas, pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykata.

    Sipas aktakuzës së 21 janarit 2025, V.G., akuzohej se më 25 qershor 2024 në një kopsht të fëmijëve në Ferizaj, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- viktimës së ndjeshme- fëmijës 2-vjeçar NN., pasi si edukatore e kësaj çerdhe derisa ka tentuar ta vë në gjumë fëmijën, ai ka rezistuar, ndërsa e akuzuara tentoi që me forcë të vë në gjumë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Banjë të Malishevës. Ata janë dërguar...
    Lajme09 Prill 2025
    Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar draft-raportin për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së gjatë viteve 2023...
    Lajme09 Prill 2025
    Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Cak i kësaj grabitje kishte qenë një burrë. Ai deklaroi...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të...
    Lajme09 Prill 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për refuzimin e ftesës së partisë së saj për takim me kreun e VV’së, Albin...
    Vip09 Prill 2025
    Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak...
    Sport09 Prill 2025
    Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69. Gjakovarët ishin më të mirë se kryeqytetasit në...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Qindra punonjës shpëtimi në Republikën Domenikane vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga shembja e çatisë në një klub nate në kryeqytetin,...
    Lajme09 Prill 2025
    Avokati Arianit Koci, për FrontOnline ka folur pas përdorimit të termit “Kosovo i Metohija” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale, duke e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.