×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet me 25 vjet i akuzuari për vrasjen në AKI

    FrontOnline
    18 Mars 2022

    Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me dënim unik prej 25 vitesh burgim të akuzuarin Valon Ibërdemaj, i akuzuar për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.

    Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj- Hyseni.

    Ibërdemaj akuzohej se kishte privuar nga jeta Isa Sejdiun, e më pas, sipas prokurorisë, për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte rrëmbyer një punëtore tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Ibërdemaj u dënua me 21 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, me tre vite burgim për veprën penale “Rrëmbimi” dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Kurse, me dënim unik u dënua me 25 vite burgim.

    Të njëjtit, do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 30 qershor 2020 e ka mbyllur për publikun dhe mediat këtë rast.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 21 mars 2019, Valon Ibërdemaj akuzohej se më 4 shtator 2018, rreth orës 09:31, në bufenë e objektit të AKI-së në Prishtinë, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Isa Sejdiu, siç thuhet për shkak të xhelozisë, pasi që tani i ndjeri një ditë më parë në kohën e drekës, duke bërë shaka iu ka thënë zyrtarëve të AKI-së se gjoja do të bëhet i madh, pasi ato ditë pritej të emërohej zëvendësdrejtori i AKI-së.

    Aktakuza thotë se duke rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarës F.B, derisa i ndjeri ishte në vendin e tij të punës, si menaxher kuzhine, ka shkuar i pandehuri në kuzhinë me revole në dorë, e ka thirrur në emër “Isa”, e tani i ndjeri është përgjigjur duke thënë “Urdhno xhaxh”, dhe i pandehuri menjëherë ka shtënë dy herë në distancë prej rreth tre metrash, e ka goditur në pjesën e majtë të gjoksit dhe i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, e më pastaj me revole në dorë ka dalë në oborr, i është afruar të dëmtuarës, ia ka vendosur revolen në kokë dhe e ka dërguar deri te vetura e tij, që ndodhej në parkingun e AKI-së.

    Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Kurse, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se pasi ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, i pandehuri ka rrëmbyer F.B, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë duke pirë kafe në oborrin e objektit të AKI-së, papritmas ka dalë i pandehuri nga objekti me armë në dorë dhe i është afruar asaj dhe nën kanosje të armës e ka detyruar që të shkojë te vetura e të pandehurit, e cila ishte e parkuar në parkingun e AKI-së dhe e i ka vënë armën në kokë.

    Pastaj, sipas aktakuzës, e ka urdhëruar të shkojë në drejtim të portës kryesore të daljes nga oborri i AKI-së, e posa ka mbërritur te porta kryesore, aty i ka kanosur me armë edhe pjesëtarët e sigurimit, duke iu drejtuar me fjalët “e vrava, shkoi çika”.

    Në aktakuzë thuhet se ai ka dalë nga vetura, ka marrë të dëmtuarën dhe vazhdimisht ka mbajtur armën nga ajo, ndërsa tjetrën dorë ia ka mbajtur rreth qafe, ka ecur për të dalë jashtë objektit dhe kur është afruar te dera ka shkuar te komanda për ta hapur derën dhe aty është penguar nga zyrtari Sh.Sh, ndërsa zyrtari E.B, duke e parë atë gjendje, ka rënë në gjunjë para të pandehurit dhe i është drejtuar me fjalën “nëse dëshiron të vrasësh dikënd, më vrit mua”, e i pandehuri në ato çaste thuhet se i është drejtuar atij me fjalët “vetëm ty ta dha armën”, e më pas ia ka dhënë armën ku edhe është liruar e dëmtuara.

    Më këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

    Në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se nga koha e papërcaktuar e deri më 4 shtator 2018, i pandehuri pa autorizim ka poseduar armën e llojit të lartcekur, me të cilën ka kryer veprën penale, ndërsa gjatë bastisjes nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në banesën e tij është gjetur edhe sekuestruar edhe revolja e tipit “Colt Amadeous ROSSI S.A 38 special” dhe një thikë.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore që Lista Guxo e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Nga prokuroria e kanë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci ka thënë se krerët e LDK-së dhe PDK-së po e rivalizojnë atë sa i përket organizimit të...
    Të tjera
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për bisedat e publikuara në media të shefes së deputetëve të VV-së,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sekretari i “Nisma Socialdemokrate”, Bilall Sherifi i ka komentuar për “Front Online” përgjimet e publikuara ndërmjet Kusari-Lilës dhe Radojçiqit. Sherifi ka deklaruar se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryetarin e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Driton Selmanaj e ka komentuar për “Front Online” bisedën e fundit mes Mimoza Kusari-Lilës, shefes së GP-së...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka përgatitur një dokument për kryeministrin Albin Kurti në të cilin i ka propozuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.