×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 1 vit burg e gjobë 5 mijë euro i përfshiri në gjykimin për 113 kg heroinë

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe 5,000 euro gjobë të akuzuarin për mashtrim, Labinot Zenelaj.

    Mirëpo, dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda dy vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

    Zenelaj akuzohej se kishte mashtruar drejtorin e auto sallonit “Alberti”, Bujar Bajrami, duke ia kërkuar çelësat e një BMW, me pretendimin se ai kishte qenë pronari i veturës, e në fakt pronar i kësaj veture kishte qenë i ndjeri N.C, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi në këtë rast është shpallur të mërkurën në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj.

    Sipas saj, nëse i akuzuari gjatë kohës së verifikimit të dënimit me burgim kryen ndonjë vepër të re penale, dënimi me kusht do t’i zëvendësohet në dënim me burgim.

    Dënimin me gjobë në shumë prej 5,000 euro, i akuzuari Zenelaj është obliguar ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Mirëpo, nëse dënimin me gjobë i akuzuari nuk do ta paguajë, atëherë do t’i zëvendësohet në dënim me burgim duke i llogaritur nga 20 euro.

    Përveç dënimit me kusht dhe gjobë, i akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë edhe shumë prej 100 euro, si dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 50 euro.

    Pas shpalljes së këtij aktgjykimi, mbrojtësi i të akuzuarit Zenelaj, avokati Haxhi Millaku dhe prokurorja speciale Florije Shamolli kanë deklaruar se ndaj këtij aktgjykimi nuk do të paraqesin ankesë.

    I akuzuari Labinot Zenelaj ishte i përfshirë si i akuzuar në gjykimin për krim të organizuar lidhur me 113 kg heroinë që po zhvillohet ndaj Xhemal e Sadik Shala, Iskender Sale dhe Alban Gashi.

    Mirëpo, ndaj tij gjykata kishte bërë veçimin e procedurës penale, pasi i njëjti kishte shprehur gatishmërinë që të pranoj fajësinë për veprën penale të mashtrimit, që i ngarkohej atij.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 20 dhjetor 2019, e kishte ngritur aktakuzën ndaj Xhemal Shalës, Sadik Shalës, Iskender Sale, Alban Gashi dhe Labinot Zenelaj.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit Shala dhe ai Sale, si shtetas turk, duke vepruar në bashkëpunim si një grup kriminal i strukturuar dhe i organizuar, i shtrirë në territorin e shtetit të Iranit, Shqipërisë dhe Kosovës, i përbërë prej shumë anëtarëve, në mes të tyre të akuzuarit dhe tani i ndjeri N.C me dashje dhe me dijeni  aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, ashtu që pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike të llojit heroinë, me qëllim të shitjes dhe transportimit të tyre, ku gjatë vitit 2018 kanë blerë heroinë nga Iraku e cila ka arritur me maune në pllaka të mermerit në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.

    Siç thuhet në aktakuzë, me qëllim të shmangies nga ndjekja penale, të pandehurit kanë bërë ndërrimin e identiteteve ashtu që i ndjeri N.C ka siguruar identitetin Lavdim Nimani dhe Lulzim Shala, i akuzuari Sale ka ndërruar identitetin duke u emëruar Mehmet Gjini, kurse i akuzuari Xhemal Shala me identitetin Skender Sheremeti.

    Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit duke vepruar si grup kriminal, ashtu që i akuzuari Sadik Shala më 14 shkurt 2017 ka regjistruar një biznes në emrin e tij me seli në Ferizaj i cili gjatë vitit 2017-2018 ka eksportuar gjithsej 19 maune me pllaka të mermerit dhe gurë dekorues, ku në eksportin e fundit me 13 tetor 2018 përmes kësaj firme janë eksportuar gjashtë maunë pllaka të mermerit, ku në njërën nga këto maune në 10 paketime të pllakave nga secila prej tyre ka pasur nga dy bunkerë ku ka qenë  e vendosur heroina në peshë bruto prej rreth 113 kg, e cila është konfiskuar në banesën e të ndjerit N.C në Prishtinë.

    Sipas prokurorisë, tani i ndjeri N.C i cili ka qenë në krye të këtij grupi kriminal e ka bërë porosinë  e heroinës e cila është vendosur në paketimet e pllakave të mermerit, pasi që i njëjti ishte njohës i mirë i gjuhës kurde, ku të njëjtat pllaka me substancën narkotike kanë ardhë në firmën e të akuzuarit Shala, të cilat pagesa deri në Shqipëri i ka kryer i ndjeri N.C, ndërsa nga Shqipëria në Kosovë pagesat i ka kryer Sadik Shala në emër të biznesit të tij.

    Gjithnjë sipas aktakuzë, i akuzuari Xhemal Shala më 12 korrik 2018, sipas marrëveshjes gojore me të ndjerin N.C dhe të akuzuarin Sadik, e kishte marrë me qira oborrin e depos ku ishte i vendosur biznesi i të akuzuarit Sadik, të cilin e kishin shfrytëzuar për t’i vendosur pllakat e mermerit dhe gurët dekorues të eksportuar në Kosovë, me qëllim të shitjes së heroinës. I akuzuari Shala kishte marrë një banesë me qira në Fushë Kosovë, ku gjatë kontrollit të saj i janë gjetur një qese me substancë narkotike – heroinë, pesë valixhe të zbrazëta me mbetje të pluhurit të heroinës, si dhe shirita ngjitës dhe dorëza të gomës të cilat janë shfrytëzuar për përpunimin edhe paketimin e substancës narkotike.

    Në aktin akuzues thuhet se më 13 tetor 2018, i ndjeri N.C së bashku me tre të akuzuarit kanë shkuar në Ferizaj në depon e të akuzuarit Sadik, ku e kanë nxjerrë heroinën në peshë bruto prej rreth 113 kg nga gjashtë maunet e pllakave, të cilën të nesërmen e kanë vendosur në bagazh të veturës dhe e kanë sjellë në banesën e të ndjerit në Prishtinë, ku më 2 dhjetor 2018 është sekuestruar.

    Me këto veprime, tre të akuzuarit kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga nenin 283 par.1 të KPRK-së lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 281, paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.

    Sipas aktit akuzues, Xhemal Shala dhe Iskender, me të kuptuar se më 19 tetor 2018 në Shqipëri janë publikuar emrat e tyre si persona të dyshuar se fshihen pas rastit të laboratorit të drogës në Has të Shqipërisë, me qëllim që t’i shmangen arrestimit kanë paraqitur fakte të rreme në Qendrën e Regjistrimit në Prishtinë dhe në Obiliq, me ç’rast kanë paraqitur ekstraktin e lindjes me të dhënat e personit Mehmet Gjini dhe të dhënat e personit Skender Sheremeti, ku me ndihmën e tani të ndjerit N.C i cili i ka vënë në kontakt me të akuzuarin Alban Gashi, nga ai kanë siguruar këto ekstrakte të lindjes.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, këta të akuzuar së bashku me të akuzuarin Gashi, janë takuar edhe me një person deri më tani të panjohur, i cili i ka shoqëruar në këto dy qendra të regjistrimit, ku duke i paraqitë faktet e rreme i kanë vu në lajthim zyrtaret në qendrat e regjistrimit dhe kanë arritur ti sigurojnë dokumentet me identitet të reja.

    Me këto veprime secili nga tre të akuzuarit veç e veç kanë kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi në periudhën kohore tetor – nëntor 2018, me dashje ju ka ndihmuar të akuzuarve Xhemal dhe Iskender dhe të ndjerin N.C, në shmangien e zbulimit dhe mos arrestimin e tyre nga organet e ndjekjes së Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe me qëllim të përfitimit pasurorë u ka ndihmuar në nxjerrjen e dokumenteve zyrtare në mënyrë të kundërligjshme, duke i marrë të ndjerit N.C nga 5000 mijë euro për secilin dokument.

    Prokuroria e ngarkon atë me veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 388 paragrafi 2 nën paragrafi 2.8 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria e ngarkon të pandehurin Gashi edhe me veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, sepse ai më 24 dhjetor 2018 me dashje ka përpiluar dokument të falsifikuar, një autorizim të lëshuar kinse në emër të noteres Feraseta Pejcinovic në Pejë, i cili paraqet faktin e rremë se kinse autosalloni “Endriti”, me përfaqësues Valon Baram, e autorizon të ndjerin N.C me të dhënat Lulzim Shala, ko formalizon blerjen e sendit të luajtshëm dhe atë veturën e tipit “BMW 7”, në vlerë prej 80 mijë euro, të cilën e ka shfrytëzuar i ndjeri si autorizim të vërtetë, ku më 2 dhjetor 2018, i është gjetur atij në banesën e tij.

    Gjithashtu, prokuroria e akuzon edhe Labinot Zenelaj për veprën penale të mashtrimit nga nenin 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, pasi që sipas saj, më 2 dhjetor 2018 në Prishtinë, ai me dashje me paraqitjen e fakteve të rreme e ka mashtruar drejtorin e autosallonit “Alberti”, Bujar Bajrami, me qëllim të përftimit pasuror në mënyrë të kundërligjshme, për vete dhe atë me të kuptuar se kishte vdekur i ndjeri N.C, i cili e posedonte veturën “BMW 7”, e thërret të njëjtin në telefon dhe i thotë “më ka humbur çelësi i BMW-së, vetura më ka mbetur në Brezovicë, dhe ka arsye që mund ta vjedh dikush apo dëmtoj”, atëherë Bujari e ka telefonuar Mentor Maqanin nga i cili ka kërkuar që të ja jep çelësin rezervë të akuzuarit, dhe pasi që i akuzuari e ka marrë çelësin dhe ishte në dijeni se vetura  e të ndjerit N.C ishte parkuar në parkingun e banesës së të ndjerit në Prishtinë, shkon aty dhe e merr veturën të cilën e ka mbajtur një javë, pastaj ia ka dhënë Selim Qerkës për të udhëtuar në Republikën e Maqedonisë, e cila veturë më 8 dhjetor 2018 është sekuestruar në pikën kufitarë në Han të Elezit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.