×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohen me 6 vjet e 6 muaj burgim dhe mbi 30 mijë euro gjobë dhjetë të akuzuarit në rastin “Subvencionet V”

    FrontOnline
    13 Maj 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli , Faruk Ymeri, Abdullah Tërstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu dhe Muzafer Maliqi, në rastin e njohur si “Subvencionet V”.

    Në total, dhjetë të akuzuarit e lartcekur janë dënuar me 6 vite e 6 muaj burgim dhe 30 mijë e 100 euro gjobë.

    Shpallja e këtij aktgjykimit për këtë rast u bë të hënën, nga gjykatësja, Violeta Namani.

    Sipas aktgjykimit, i akuzuari Selmani, u dënua me 3 muaj burg dhe me 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Ushtrim ndikimi”. I njëjti për veprën penale “Mashtrim me subvencione” u dënua edhe me 3 muaj burg dhe 15 mijë euro gjobë. Ndaj tij gjykata shqiptoi dënim unik me 5 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë.

    Ndërsa, e akuzuara Bajram-Sejdiu, u dënua me 5 muaj burg dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

    Ndërkaq, sipas aktgjykimit i akuzuari Ukshini, u dënua me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ndaj tij gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues, dy vite ndalim i ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike.

    Kurse, i akuzuari Hoti, u dënua me 9 muaj burg dhe 500 euro gjobë për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Të njëjtit gjithashtu iu shqiptua dënim plotësues, dy vite ndalim i ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike.

    Tutje, sipas aktgjykimit, i akuzuari Abdyli, u dënua me 9 muaj burg dhe 100 euro gjobë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.
    Me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, u dënua i akuzuari Ymeri.

    Për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro edhe i akuzuari Ostërgllava.

    Gjithashtu, edhe i akuzuari Sejdiu, u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

    Edhe i akuzuari Maliqi u dënua me 6 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Dhënie Ryshfeti”.

    Sipas aktgjykimit, të akuzuarit e lartcekur janë të obliguar që secili veç e veç t’i paguajnë shpenzimet e procedurës në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej 100 euro, si dhe për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit shumën prej 100.

    Ndryshe, në seancën fillestare të akuzuarit Selmani, Bajrami-Sejdiu, Ukshini, Hoti, Abdyli , Ymeri, Tërstena, Ostergllava, Sejdiu dhe Maliqi kishin pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkoheshin.

    Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 21 mars 2024 ka ngritur aktakuzë në rastin “Subvencionet V” ndaj 18 të akuzuarve lidhur me keqpërdorimet me subvencione, duke i ngarkuar me veprat penale “Ushtrim ndikimi”, “Mashtrim me subvencione”, “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas aktakuzës të akuzuar në këtë rast janë tetë zyrtarët: Kujtim Zariqi, Luan Statovci, Sadat Shkodra, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Aferdita Gjokaj, Adushe Ukshini, Valon Hoti dhe Bejtullah Pira. Si dhe 10 qytetarët: Burim Selmani, Granit Avdyli, Valdete Ismaili, Feriz Jonuzi, Faruk Ymeri, Avdullah Terstena, Blerton Ostergllava, Avdyl Sejdiu, Muzafer Maliqi dhe Alban Novosella./betimiperdrejtesi/

    Nga Rubrika
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.