×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënime të ulëta për shkaktarët e aksidenteve me fatalitet

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Një tejkalim në vijë të plotë, në korrik të këtij viti, shkaktoi një aksident të rëndë në Bërnjak të Rahovecit.

    Si pasojë e këtij veprimi, 5 persona mbeten të vdekur.

    E për këtë veprim, ngasësi i këtij mjeti, Durak Hoxhaj, të hënën nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, u dënua me vetëm 3 vjet e 6 muaj burgim.

    Ndërkohë, një aksident që kishte tronditur vendin, kohë më parë kishte ndodhur në rrugën B në kryeqytet.

    Ngasësi i një veture, goditi për vdekje 2 persona të gjinisë femërore, deri sa po kalonin rrugën në vendin e dedikuar për këmbësor.

    Për këtë aksident ngasësi i veturës  Luftrim Musaj, fillimisht u dënua nga Gjykata Themelore me vetëm 3 vite e gjysmë heqje lirie.

    Pas ankesës së palës së dëmtuar, Gjykata e Apelit atij ia rriti dënimin në  5 vite burgim.

    Ndërkohë, familjarët haptazi kishin shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me dënimet e shqiptuara për këto raste. Një rast i tillë kishte ndodhur brenda Gjykatës ku njëri prej familjarëve të viktimave pështyu shkaktarin e aksidentit. Ai ishte i indinjuar nga dënimi shumë i vogël.

    Por, pse këto dënime janë kaq të ulëta për shkaktarët e aksidenteve me pasoja fatale ?

    Njohësi i çështjeve juridike, Sevdali Zejnullahu, thotë se për këto veprime dënimi shkon deri në 8 vite.

    “Tek aksidentet e trafikut, në bazë të legjislacionit tonë që është në fuqi, për këtë vepër penale është e përcaktuar prej 1 deri në 8 vite burgim. Në parim, kjo vepër kryhet prej pakujdesisë, praj janë rastet kur një i pandehur i mbivlerëson aftësitë e tij”

    E sipas atyre që i monitorojnë këto seanca gjyqësore, gjyqtarët në Kosovë për raste të ndryshme të kësaj natyre, po përdorin arsyetime të njëjta.

    Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se politika ndëshkimore në Kosovë, është e shthurur.

    “Në sistemin gjyqësor të Kosovës, politika ndëshkimore është e shthurur dhe jokonsistente, për arsye nuk kemi vlerësim të drejtë të rasteve, për ato që janë të ngjashme, kemi aktgjykime dhe dënime diametralisht të kundërta”

    Sipas Shalës, njëri nga qëllimet e shqiptimit të dënimit, është parandalimi i të tjerëve ta kryejnë veprën e njëjtë.

    Por kjo, sipas tij, nuk po ndodh në Kosovë.

    “Po shohim vazhdimisht dënime etj, po aksidentet veçse janë në rritje. Për këtë, nuk po arrihet qëllimi i dënimit që është parandalimi….”

    Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar – shtator të këtij viti, 76 persona humbën jetën në aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Të tjera
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Në natën e tretë të Fest 63, në ‘Natën e Nostalgjisë’ në skenën e Festivalit është krijuar një emocion i veçantë, kur...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banorët e “Big Brother Vip Kosova 3”, kanë diskutuar lidhur me Xuxin. Ata besojnë se Xuxi ka ardhur për t’i “rikthyer” paratë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.