Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në autostradën Prishtinë-Mitrovicë.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se dëmtimi i gypit në fshatin Nadakoc, ka lënë pa ujë banorët nga hyrja e Vushtrrisë e deri në fshatin Gracë.
Kompania nuk njofton për ndonjë datë të sanimit të këtij dëmi.