
Në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës janë dëmtuar varrezat e reja gjatë natës së mbrëmshmes, ku disa persona të panjohur kanë vjedhur rrethojën metalike.
Banorët e këtij fshati për Insajderin kanë thënë se vjedhjet në këtë fshat janë të shpeshta dhe po detyrohen ta rrezikojnë jetën duke dalur roje natën për mbrojtjen e pronave të tyre.
Rasti është paraqitur nga banorët në Policinë e Kosovës.


