Demokratët, sipas sondazheve të New York Times, momentalisht kanë siguruar 36 ulëse në Senat, ndryshe nga Republikanët të cilët kanë 31 sosh.
Në Virxhinia kanë triumfuar me demokratët, me Mark Werner në krye, teksa në West Virginia sondazhi i NY Times e shpallë fituese Shelley More Capito.
Sipas të njëjtit sondazh, republikanët po prijnë në shtetet si: Georgia me 7% të votave të numruara (52.2%) dhe Kentucky me 31% të votave të numëruar a (59.6%).
Ndërkaq, për sa i përket votave për president, kandidati i republikanëve, Donald Trump, po prin në Kentucky dhe Virxhinian Perëndimore, gjersa kandidati i demokratve, Joe Biden, në Virxhinia dhe Vermont.
Garë e ngushtë mes dy kandidatëve presidencial po shkon në Florida: Nga 81% të votave të numëruara, 4,668,601 (49.5%) ka Biden, teksa Trump ka 4,702,653 (49.6%).