×
  • Lajme
  • Lajme

    Demokraci Plus, thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i hetojë ankesat e partive politike nga komunitetet jo shumicë

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Organizata Demokraci Plus i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojë ankesat e partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë, sipas të cilave në zgjedhjet e 14 shkurtit u është mohuar e drejta e përfaqësimit në Kuvend, përmes themelimit të partive politike satelite nga Lista Serbe, me qëllim të përfitimit të ndikimit mbi deputetë që mbajnë ulëse të garantuara për komunitetet.

    Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, dy parti politike të regjistruara rishtazi dhe që kanë deklaruar se përfaqësojnë interesin e komunitetit boshnjak dhe rom, kanë arritur të përfaqësohen në Kuvend përmes votave të marra në komunat e banuara me shumicë serbe, e ku fare pak apo aspak nuk ka banorë të komuniteteve në fjalë, thekson Demokraci Plus.

    Votimi për parti politike të komuniteteve tjera do të ishte një avancim për demokracinë dhe bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë, por Demokraci Plus thotë se është e habitshme se si këto parti politike brenda një kohe të shkurtër siguruan përkrahje të madhe, pa pasur në programet e tyre politika që trajtojnë çështje të komunitetit serb.

    “Pretendimet se në komunat e banuara me shumicë serbe procesi i votimit ka qenë i kontrolluar dhe i manipuluar, rriten kur kihet parasysh numri i lartë i pjesëmarrjes në zgjedhje në këto komuna me shumicë serbe (deri në 85%), që është në disproporcion të lartë me komunat tjera dhe në krahasim me zgjedhjet paraprake në komunat e njëjta”, thekson Demokraci Plus.

    Për më tepër, Demokraci Plus thotë se ulëset e garantuara për komunitetet jo shumicë janë një garanci që komunitetet të kenë përfaqësim efektiv në Kuvendin e Kosovës, dhe jo mjet që një komunitet tjetër të shtrijë ndikimin për të deformuar vullnetin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, dhe paralajmëron se nëse një gjë e tillë tolerohet, ajo mund të përdoret si praktikë në të ardhmen edhe kundër vetë atyre, të cilët po tentojnë ta zbatojnë këtë praktikë sot.

    Ndryshe, zgjedhjet e 14 shkurtit në komunat me shumicë serbe kanë qenë shumë pak të monitoruara nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, e ku për herë të parë as OSBE nuk ka qenë e përfshirë në ofrimin e asistencës për organizimin e zgjedhjeve.

    Duke iu referuar raportit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e vitit 2019, Demokracia në Veprim thotë se në të kaluarën ka pasur frikësim të komunitetit serb për të shprehur lirshëm preferencat e tyre, duke i shtyrë për të votuar vetëm për një parti politike të caktuar.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një çift nga Roslin Park, në jug të Australisë, kishte një surprizë të pazakontë kur mbërriti në shtëpinë e tyre pas mesnate...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General...
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo dhe Kevini gjatë kësaj mbrëmje kanë biseduar rreth Anës. Ana i ka dëgjuar dhe u afrua tek ta, ku dhe i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Hargreaves përmes një shkrimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.