×
  • Lajme
  • Lajme

    Demiri: 46% e punonjësve të mediave s’kanë përfituar nga pakoja fiskale emergjente

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    46 për qind e punonjësve medial nuk kanë përfituar nga pako fiskale emergjente, ndërkohë që 43 për qind kanë pranuar mbështetje, madje ka raste edhe kur kanë përfituar vetëm punëdhënësit.

    Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët gjatë kohës së pandemisë përveç vështirësive në raportim, janë përballur me largime nga puna ose zvogëlim të pagës. Ndër tjera, shumë të tjerë kanë pasur rëndim të gjendjes mendore.

    Kështu u tha në publikimin e raportit “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”, të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

    Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi Bojaj tha se ky raport fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimi i pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin e mediave dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve të mediave gjatë pandemisë COVID-19.

    Mulliqi-Bojaj: Ky raport ka për qëllim të shpalosë gjendjen ekonomike të punonjësve medial

    “Ky raport ka për qëllim të shpalosë gjendjen ekonomike apo impaktin të cilin e ka pasur pandemia COVID në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve. Me KFOS-in ka qenë bashkëpunimi i parë në fillim të pandemisë, kur kemi kërkuar ndihmë nga ata që të sigurojmë mjete mbrojtëse për anëtarët tanë, gjegjësisht gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit duke u përballur me një të panjohur”, tha Mulliqi.

    Hulumtuesja Lirikë Demiri tha se ky raport është zhvilluar nga qershori deri në fund të shtatorit dhe se në anketë kanë marrë pjesë 120 punonjës të mediave.

    Demiri: Punonjësit që kanë marrë paga më të larta se 250 euro, paga e tyre gjatë pandemisë është ulur

    “Para pandemisë rreth 22 punonjës medialë janë deklaruar se paguhen nga 130 euro deri në 250 euro. Dhe në pjesën pas fillimit të pandemisë shohim që ky numër është rritur, nga 22 në 38. Ndërsa, në anën tjetër të gjithë punonjësit që kanë marrë paga më të larta se 250 euro, paga e tyre është zvogëluar pas fillimit të pandemisë. Nëse shohim punonjësit që para pandemisë kanë marrë deri në 350 euro kanë qenë 24, ndërsa pas fillimit të pandemisë kanë ra në 20. Këto të dhëna janë indikatorë që realisht ka pasur vështirësim të gjendjen financiare të punonjësve medialë gjatë pandemisë”, ka thënë Demiri.

    Sipas Demirit, pandemia ka ndikuar në ndryshim të marrëdhënies së punës të punonjësve medial. Para pandemisë 113 punonjës janë deklaruar që kanë qenë të punësuar me orar të plotë, ky numër ka rënë për 10 pas pandemisë. Po ashtu, ka pasur të anketuar të cilët janë deklaruar se kanë humbur vendin e tyre të punës.

    Ajo ka theksuar se 60 punonjës të mediave janë regjistruar gjatë kohës së pandemisë, e që para kësaj periudhe të njëjtit kishin punuar pa kontrata.

    Demiri: 46% e punëtorëve janë deklaruar se s’kanë përfituar nga pakoja fiskale

    “Një përqindje prej 46 për qind të punëtorëve medialë janë deklaruar se nuk kanë përfituar në asnjë formë nga pako fiskale emergjente. Ndërsa, 43 për qind kanë thënë se kanë pranuar mbështetje nga pakoja fiskale emergjente. Një përqindje e tyre po ashtu janë deklaruar se ka përfituar punëdhënësi. Neve na është dukur interesante kjo përgjigje prej punonjësve medialë, dhe mendojmë që ia vlen të diskutojmë për këtë çështje, se a ka qenë me të vërtetë ajo ndihmë ndaj punëdhënësit apo ndihmë nga e cila kanë përfituar punëtorët medialë. Po ashtu një pikë, e cila ka qenë e diskutueshme ka qenë çështja nëse punëtorët medialë është dashur të përfshihen në pako emergjente si punëtorë esencialë, dhe 72 për qind e të anketuarve janë deklaruar se pajtohen plotësisht, 10 për qind prej tyre kanë thënë se pajtohen pjesërisht me këtë deklaratë, ndërsa 12 për qind nuk pajtohen fare”, ka thënë Demiri.

    Ndër tjera, 77 për qind të anketuarve kanë deklaruar se kanë pasur dezinfektues për duar, 68 se kanë pasur maska mbrojtëse për fytyrë, 67 për qind dorëza një përdorim. 54 për qind prej tyre kanë thënë se është bërë dezinfektimi i ambienteve të punës, 10 për qind që nuk kanë poseduar asnjë mjet mbrojtës, ndërsa 9 për qind nuk patën mjete mbrojtëse.

    Lirikë Demiri ka treguar se gjendja mendore e punonjësve medialë është rënduar gjatë kohës së pandemisë.

    Demiri: 19 për qind prej tyre kanë përjetuar shumë rëndim

    “46 për qind e tyre kanë deklaruar se kanë përjetuar pak rëndim, 19 për qind prej tyre kanë thënë se kanë përjetuar shumë rëndim, ndërsa 30 për qind janë deklaruar se nuk kanë pasur rëndim të gjendjes mendore gjatë raportimit për pandeminë. Dhe një përqindje e tyre nuk kanë preferuar të përgjigjen fare për këtë çështje”, ka thënë Demiri.

    Gazetarja Jehonë Zhitia ka theksuar se raportimi për këtë sëmundje i cili ka filluar qysh nga shkurti ka qenë sfidë për gazetarët. Ajo u shpreh se gazetarët po vazhdojnë të bëjnë punën e tyre në nivelin e tyre më profesional, pavarësisht se ata po përballen me rrezikun nga sëmundja infektuese.

    Zhitia: Ne është dashur të sigurojmë vetë maskën e dytë ose të tretë

    “Ne në fillim kemi pasur problem në çështjen e sigurimit të mjeteve mbrojtëse. Disa na i ka siguruar vetë redaksia, por që kanë qenë një copë në ditë. Dihet fakti që një maskë njëpërdorimshme, sidomos kur je në vatrat e infeksionit duhet të hedhet në momentin që largohesh nga ato pika. Ne ndoshta është dashur që të sigurojmë vetë maskën e dytë, apo të tretë që është nevojitur gjatë orarit të punës, i cili ka qenë i tej zgjatur. Ne e kemi nisur ditën në orën 8 apo 9, dhe e kemi përfunduar diku në orët e vona të mbrëmjes”, ka thënë Zhitia.

    E gazetari Bujar Vitia theksoi se rëndësia e raportimit të drejtë gjatë kësaj periudhe të pandemisë ka qenë shumë e rëndësishme, meqë vendi dhe jo vetëm po përballej me një diçka të panjohur. Sipas tij, ka qenë vullneti i vetë gazetarëve për të raportuar brenda klinikave ku po trajtoheshin personat e infektuar me COVID-19, me të vetmen arsye që 30 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë në ekzistencën e virusit.

    Vitia: Kemi dhënë kontributin edhe për luftimin e lajmeve të rrejshme

    “Përveç kontributit që kemi dhënë për raportimin e pandemisë, kemi dhënë kontributin edhe për luftimin e lajmeve të rrejshme. Kemi pasur një rast shumë interesant ka qenë publikimi i një terapie e cila u bë virale në rrjete sociale, për trajtimin e COVID-it në shtëpi. Kjo terapi përfshinte medikamente të rrezikshme, terapi me oksigjen, e cila mund të ishte edhe fatale për pacientët. Kemi qenë ne gazetarët, mediat që e kemi nisur një fushatë të shpejtë vetëdijesimi për qytetarët për të parandaluar përdorimin e kësaj terapie, pa indikacione dhe pa përshkrim të mjekut”, tha Vitia.

    Ai ka shtuar se pakoja ka qenë ndihmë për bizneset, por jo edhe për gazetarët. Sipas tij, ka qenë shumë e nevojshme që punëtorëve medialë t’u ndahen pagesë shtesë, meqë çdo ditë kanë qenë të rrezikuar nga koronavirusi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.