Pasi ajo deklaroi së fundmi se e sheh të papërshtatshme t’i quante jashtëtokësorët, alien, aktorja dhe këngëtarja Demi Lovato tani ka thënë se nuk do ta kishte problem të ishte në një lidhje me një alien.
“Nëse do të kishte një alien që plotësonte të gjitha kriteret e partnerit më ideal, do të dilje me të?”, Becky G e pyeti atë në një video që ajo postoi në Facebook.
Demi kishte një përgjigje të gatshme. “Po, absolutisht. Jam lodhur shumë nga njerëzit! Më sillni një alien”, tha ajo.
Më pas ajo bëri shaka se përvoja “duhet të jetë jashtë kësaj bote”. Ylli i popit ka vite që beson në ekzistencën e alienëve dhe së fundmi u publikua emisioni i saj i ri Unidentified, i cili e ndjek atë në kërkimin e provave të ekzistencës së UFO-ve./FrontOnline/