×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmi i shkaktuar nga sul*mi në kanalin e Ibër-Lepencit shkon në rreth 400 mijë euro, thonë autoritetet

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Riparimi i dëmit që i është bërë kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në nëntor të këtij viti, do të kapë vlerën e rreth 400 mijë eurove, ka thënë të enjten kryeshefi i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.

    Ai ka thënë se riparimi i kanalit do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që e gjithë puna pritet të finalizohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

    Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

    Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

    Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë se dëmi i synuar do të shkonte në deri 2.5 milionë euro, vetëm në import të energjisë elektrike.

    “Mos të flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes për qytetarët, furnizimit me ujë, e shumë shërbimeve të tjera”, ka thënë Rizvanolli të enjten para mediave.

    Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

    Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

    Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në Lipjan. Si pasojë e një zënke në mes të rinjve, katër të mitur...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se gjatë pushtetit të Albin Kurtit “mafia energjetike e ka...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryeministri, Albin Kurti është i ”përfshirë në mafinë energjetike në ballkan”. Haziri...
    Të tjera
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini foli rreth qeverisjes aktuale...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Nesër në Kosovë pritet të kemi shtim të vranësirave dhe pastaj edhe reshje lokale. Reshjet do të intensifikohen orëve të pasdites, kurse...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i habitur se si “asnjë përfaqësues i lartë i qeverisë”, nuk ishte i...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, pas tubimit me gra, ka mbajtur një tjeter tubim me rininë. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin Debat Plus, ka folur dhe ka treguar arsyen se përse Bedri...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline, ka komentuar refuzimin e Kryeministrit Albin Kurti për t'u intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me aferat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.