Përfaqësues të shoqërisë civile në vend thonë se politika vazhdimisht ka ndikuar që biznese të caktuara të përfitojnë projekte milionëshe, edhe në rastet kur ato financohen nga institucionet ndërkombëtare.
Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” ka deklaruar për portalin “Front Online” se arsyeja e vonesave në shumë projekt është pikërisht favorizimi i bizneseve të caktuara që kanë lidhje me politikën.
“E kemi pasur rastin me ndërtimin e autostradave të shtrenjta nga Bechteli. Arsyeja se çmimi i ndërtimit ka qenë i lartë është pikërisht se e kanë obliguar që bizneseve të caktuara t’u japin punë”, ka pohuar Demhasaj.
Sipas tij, kompania lokale “R& Rukolli” s’ka kurrfarë përvoje në projektet e infrastrukturës hekurudhore, prandaj, siç thotë ai, ndodhin vonesa në projekt.
“Në organizatën Çohu e kemi të dokumentuar se kompania Rukolli disa herë ka dhënë donacione për PDK-në”, shprehet Demhasaj.
Biznesmeni i afërt me Sami Lushtakun merr hise në projektin mbi 200 milionë €