×
  • Lajme
  • Lajme

    Demhasaj: Pa Haradinajn President procesi i dialogut vështirësohet

    FrontOnline
    06 Shkurt 2021

    Analisti politik Arton Demhasaj në një lidhje direkte me televizionin ‘Syri’, të Shqipërisë foli për zgjedhjet e fundit në vend si dhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për President.

    Ai tha se Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti mund të bashkëpunojnë në mes vete pasi që edhe në të kaluarën kanë pasur kauza të përbashkëta.‘Me një qeverisje ku zotëri Haradinaj do të ishte president dhe zotëri Kurti kryeministër do të ishte e mundshme, pasi që të dy kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën dhe kanë pasur disa kauza të përbashkëta sa ishin në opozitë, ku kanë protestuar së bashku.

    Andaj unë mendoj se do të ishte funksional një bashkëpunim i tillë, sidomos kur lidhet me çështjen e Dialogut. Për shkak se do të ishte e vështirë që zotëri Kurti, si i vetëm ta përfaqësonte Kosovën në dialog, pa pasur edhe dikë nga UÇK-ja. Prandaj, unë mendoj që një tandem Haradinaj-Kurti, do ta forconte këtë temë ku me gjasë do të dilte një ekip mjaftë i suksesshëm në përmbylljen e këtij procesi.

    Edhe Kurti do të kishte nevojë për zotëri Haradinajn në dialog për shkak të autoritetit të tij që ka, e sidomos që është një prej komandantëve më të zotë që i ka pasur UÇK-ja. Ky do të ishte një proces që do ta gëzonte një mbështetje edhe këtu në Kosovë’, u shpreh ai. Ndër të tjera Demhasaj tha se një dialog pa dikë të UÇK-së do të ishte i vështirë, çfarëdo marrëveshje të arrihej.‘Një dialog pa dikë nga UÇK do të ishte e vështirë çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruhej atje, pra Kurti ka një nevojë për Haradinaj, po edhe Haradinaj për Kurtin që ta siguroj postin e Presidentit.

    E kjo do të arrihej edhe më lehët për një marrëveshje më të mirë të Dialogut, pasi që si Kurti ashtu edhe Haradinaj kanë qënë kundër marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit’, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.