Analisti politik, Arton Demhasaj, ka komentuar letrën e VV-së dërguar LDK-së, për t’u ulur në tryezën e diskutimit rreth çështjes së presidentit.
Demhasaj në një prononcim për GazetaBlic, vlerëson se duhet dialog në mes partive për të zgjidhur çështjen e presidentit, në mënyrë që siç tha ai vendi të mos shkoj në zgjedhje.“Si iniciativë mundet me u konsideru pozitive, sepse ne e dimë se si e kërkon kushtetuta jonë kuorumin për me u zgjedh presidenti dhe për me arrit atë kuorum për mos me pas rrezik vendi me shku në zgjedhje, mendoj që duhet një dialog në mes partive politike”, thotë ai.
Ai shton se si nismë mund të konsidrohet pozitive, për faktin se ka filluar reflektim nga LVV-ja“Unë e përshëndesë si iniciativë që të paktën ka filluar diçka me reflektu, në këtë rast LVV që duhet me pas nevojë edhe për partitë tjera politike në mënyrë që presidenti të zgjidhet dhe vendi të mos shkoj në zgjedhje”, thotë Demhasaj.
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar edhe analistin politik, Shkodran Ramadanin. Ky i fundit, duke folur për këtë letër dërguar LDK-së, mes tjerash ka thënë se Lidhja Demokratike duhet të qëndrojë në Kuvend dhe në këtë mënyrë t’ia bëjë kuorimin Vjosa Osmanit.
Sipas tij, VV në të kaluarën nuk është se ka treguar qasje konstruktive ndaj proceseve, por gjithsesi LDK-ja nuk duhet të ketë sjellje destruktive, pasi është edhe në interes të saj.“Kjo letër është pasojë e urgjencës së zgjedhjes së presidentit, pasi afati po shkon drejt fundit. Unë mendoj se LDK-ja duhet të qëndrojë në sallë dhe kështu t’ia bëjë kuorumin Osmanit, pasi vetëm me një lëvizje të tillë do të mund ta mbane elektoratin e saj.VV në të kaluarën ka pasur një qasje destruktive në çështjet për interes të vendit, por që Lidhja Demokratike nuk duhet të veprojë kështu.Kujtojmë, moszgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja, e kjo do ta dëmtonte edhe më shumë LDK-në, pra veprimi i tyre për të mos qëndruar në sallë në ditën e zgjedhjes”, tha ndër të tjera Ramadani.