Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj, në një status në rrjetin social Facebook, u është përgjigj pyetjeve të qytetarëve se çfarë ka në plan të ofrojë në fushën e arsimit.
Ai theksoi se qëllimi i tij është një filozofi arsimi që nuk e sheh atë vetëm si një proces edukimi, por si një mjet për të formuar individë të kompletuar, të aftë për të konkurruar në tregun e punës dhe të angazhuar aktivisht në shoqëri.
Sipas tij, arsimi duhet të përgatisë qytetarë të vetëdijshëm dhe të edukuar, të cilët janë të aftë të veprojnë dhe mendojnë në përputhje me kërkesat e botës bashkëkohore.
Në fund, Demhasaj kërkon të zhvillojë një lidhje më të ngushtë mes dijes dhe ekonomisë, ku shkenca dhe arsimi të shërbejnë si burime për zhvillimin shoqëror dhe përmbushjen personale, dhe jo si institucione që mbushin vetëm kritere formale.
Shkrimi i plotë: