×
  • Lajme
  • Lajme

    Demhasaj: Ideja e Haradinajt për rotacion të pushtetit ishte provokim për PDK-në dhe LDK-në

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë, të bëjnë rotacion me postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Demhasaj, thotë se ideja e Haradinajt, mundet edhe të pranohet duke marrë parasysh kushtet momentale që sipas tij është tani Kosova.

    ‘’Mbetët me i pa rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit se në rast se asnjë nga partitë opozitare nuk e pranojnë me shku në Qeveri me VV i bënë që me kriju Qeverinë partitë e tjera që janë në opozitë. Që mos me hy në atë betejën që kush me marr kryeministrin, presidenten. Një alternativ mund të jetë një Qeveri me tri parti politike ose cila e merr mandatin për të qeverisur kjo mundet të pranohet në kushtet momentale që është Kosova pasi kemi sanksione nga BE dhe marrëdhënie jo të mira me aleatët, presionin e ndërkombëtare për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, kjo formulë kishte me qenë interesant’’ thotë ai.

    Analisti politik, Arton Demhasaj, shprehet se formula e Haradinajt, nuk ishte thirrje për marrëveshje, por e konsideron edhe si provokim politik ndaj PDK-së dhe LDK-së¸për të parë mundësitë e tyre pas 9 shkurtit.

    ‘’Formula e Haradinaj nuk ishte thirrje për marrëveshje por një lloj formule që në qëllimin e përbashkët me ndërru qeverisjen në Kosovë dhe bashkë me zgjedh një Qeveri me rotacion dhe pamundësimin e Kurtit të ardhjes në pushtet. Kjo është edhe provokim politik ndaj PDK-LDK që me parë reagimin e tyre se çfarë mundësi mundët me pas pas 9 shkurtit VV të luftojë politikisht me PDK-LDK pasi është folur që mund të ketë bashkëqeverisje me PDK-VV pas takimit me kryeministrin e kreun e partisë’’ u shpreh Demhasaj.

    Demhasaj, po ashtu thotë se ideja e VV-së, se partitë opozitare mund të bëhen bashkë kundër Kurtit të quajtur si kasta e vjetër politike, ka rënë poshtë, pasi që ai e konsideron Qeverinë Kurti si qeveria katër fish më e dobët se qeveritë e kaluara.

    ‘’Formula e VV ka rënë poshtë se udhëheqja e tyre ka qenë katër fish më e dobët se Qeveritë e kaluara në asnjë fushë nuk mundesh me ja gjet një të mirë. Frazat e VV nuk i han askush se jemi duke i vuajtur në shpinë të gjithë çmimet e dyfishuara e të rritura’’ thotë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.