Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar fjalimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se Kurti është në një gjendje paniku, sidomos pas dy tubimeve të tij në Gjakovë dhe Mitrovicë.
‘’Kjo tregon se kryeministri është në panik të madhe e sidomos në dy tubimet e para që i ka pasur në Gjakovë dhe Mitrovicë’’, deklaroi Demasaj.
Demhasaj ka deklaruar se mbështetja e tij po kthehet në kundërfrymën e tij, duke vënë në dukje se kryeministri nuk ka asnjë projekt konkret për t’i ofruar qytetarëve.
‘’E ka vërejtë se ajo përkrahje ju ka kthyer në kundërfrymë dhe në mungesë të projekteve që i ka pasur’’ shtoi ai.
Kandidati për deputet, ka shtuar se Kurti nuk mund të mashtrojë më qytetarët, pasi nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të tij dhe tani po mundohet të mbulojë dështimet e tij gjatë mandatit të katërvjeçar me sulme ndaj opozitës dhe mediave.
‘’Se nuk ka çka i mashtron më sepse nuk e ka mbajtë asnjë premtim dhe tash po mundohet që dështimin e tij katër vjeçar po mundohet me e mbulu me një zhurmë të tmerrshme duke i atakuar opozitën dhe mediat’’ deklaroi Demhasaj për FrontOnline.
Demhasaj ka paralajmëruar se dështimi i Kurtit do të reflektohet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku sipas tij, Kurti do të marrë një goditje të fortë.
‘’Kurti është në panik për shkak të dështimeve në Qeveri. Goditjen ky kryeministër do ta merr me 9 shkurt’’ deklaroi ai.