Kandidati për deputet, nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.
Ai theksoj se në këtë takim diskutuan për sfidat e këtij sektori të cilat duhet të adresohen me urgjencë, transmeton FrontOnline.
“Në takim me kryetarin e Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, diskutuam për sfidat e këtij sektori, të cilat duhet t’i adresojmë me urgjencë. Gastronomia nuk mund të jetë më tej një barrë. Ajo duhet të shndërrohet në një markë vendore të punësimit, turizmit dhe traditës, që i sjell dobi jo vetëm bizneseve dhe të punësuarve, por edhe vendit në përgjithësi. Për Kosovën Fituese. Për Kosovën në NATO. AAK 147 RH 1, AD 35”, shkroi ai. /FrontOnline/