×
  • Lajme
  • Lajme

    Demhasaj: BE i ka shkuar me ofertë Serbisë për krizën e targave

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu” thotë në “Debat Plus” se BE tashmë ka shkuar me ofertën e re për presidentin e Serbisë.

    “Presioni tashmë ka shkuar në drejtim të Serbisë. Kompromisi është që serbët që vijnë nga Serbia të vendosin targat siç kërkon Kosova, derisa serbët që jetojnë në Kosovë të vazhdojnë t’i përdorin tabelat ekzistuese që i kanë. Pra qytetarët serb që jetojnë në Kosovë mund të mbajnë targat KS derisa ata që vijnë nga Serbia të vendosin RKS”, tha ai duke ju referuar raportimeve të mediave serbe. Demhasaj thotë se tashmë po vërehet që presioni i Brukselit është orientuar drejt Serbisë.

    Analisti thotë se megjithatë Kurti ka gabuar që në fillim është futur në dialog, e më pas ka marrë vendimin për reciprocitet.

    “Problemi është se tashmë neve mund të na akuzojnë se po prishim dialogun. Pra ky vendim do të ishte dashur të merret para se të futeshin në dialog”, tha ai.

    Ndërsa analisti tjetër Ylli Hoxha ka thënë se kriza e krijuar pas reciprocitetit mund të zgjasë për një kohë më të gjatë derisa s’ka interesim nga bashkësia ndërkombëtare për të ndërhyrë.

    “Kriza do të vazhdojë pasi BE-ja nuk është e gatshme t’i ofrojë integrim të shpejtë Serbisë derisa SHBA nuk do të bëjë presion derisa Serbia nuk kthehet nga NATO por vazhdon lidhjet me Rusinë”, tha Hoxha./

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet Ditës Përkujtimore e Policëve të Rënë në Detyrë, si dhe 14-vetori i vrasjes së heroit Enver Zymeri, në krye të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.