Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lajmëruar se sot do të ndahen 400 mijë euro për fermerët e kryeqytetit që kanë pësuar humbje nga dëmet që kanë pasur nga reshjet.
Ahmeti tha edhe pse dëmet vlerësohen rreth 600 mijë euro, por mundësitë e komunës janë vetëm 400 mijë euro.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.
Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.
Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme.
Falemnderit Prishtinë!