×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dëme të mëdha nga përmbytjet në Vlorë, primare pastrimi i shkollave

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Situata vijon të jetë problematike në lagjen “Karabash“ në Vlorë, e cila u përball me vërshime të ujit, baltës dhe inerteve për shkak të dëmtimit të kanalit të ujërave të bardha.

    ”Aq dëm i madh që është bërë. Kanë ikur mobilet, i mori rrjedha”, shprehet një banor, transmeton klankosova.tv.

    ”Kanali është problemi, është i uzurpuar edhe me banesa mbi të”, u shpreh një tjetër.

    Kryetari i Vlorës, Ermal Dredha tha se këtë të diel, puna është përqendruar tek largimi i ujit nga garazhet, shkollat, kopshtet dhe çerdhet, në mënyrë që e hëna t’i gjejë në funksionalitet të plotë.

    ”Nesër fillon shkolla dhe kemi filluar që në 6 të mëngjesit për të pastruar shkollat dhe kopshtet. Po ecet me ritme goxha të mira. Akset rrugore që kanë mbetjet e baltës pasi është tërhequr uji po pastrohen”, theksoi ai.

    Ai sipas rtsh-s, shtoi tutje se do të vijojnë të jenë në terren deri në rikthimin në normalitet dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme.

    ”Po hymë në çdo shtëpi që është prekur për të parë problematikat dhe më pas për të marrë masat konkrete me dëmshpërblim”, deklaroi kryebashkiaku.

    Situata e krijuar erdhi për shkak të reshjeve përtej parashikimeve 180 mm/s për dy orë gjatë pasdites së të shtunës.

    Në ndihmë të Vlorës ishin dhe efektivë dhe mjete nga Ministria e Mbrojtjes, dhe komunat Shkodër, Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet i shtruar në spital në Itali në rrezik për jetën. Ngjarja...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Një anije e Marinës Mbretërore të Zelandës së Re u fundos në Samoa, por të gjithë 75 ekuipazhi dhe pasagjerët në bord...
    Bota/Rajoni06 Tetor 2024
    Nis zgjerimi i Tiranë – Durrës, 6 kilometrat e parë do të kushtojnë 34 milionë euro Ka nisur puna për zgjerimin e...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Sot, kontingjenti danez i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi “DANCON March”, një traditë e forcave të armatosura daneze që daton...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve në aksidentin e Badocit. Kurti shprehet se kjo ishte vdekje tragjike,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mentaliteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij, në Zhilivodë të Vushtrrisë. Këtë e bëri të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.