Komunat e Kosovës që kanë më së shumti buxhet kanë shpenzuar më së paku në kategorinë e investime kapitale deri në gjysmën e parë të këtij viti, raporton portali “FrontOnline”.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, për 6 muaj i ka shpenzuar vetëm 12% të buxhetit në dispozicion për investime kapitale. Pak më shumë kanë shpenzuar Bedri Hamza i Mitrovicës së Jugut dhe Alban Hyseni i Gjilanit, përkatësisht nga 17% të buxhetit të shpenzuar. Ndërsa Gazmend Muhaxheri i Pejës e ka shpenzuar 23% të buxhetit për investime kapitale.
Kryetarët e tri Komunave tjera të mëdha: Prizrenit, Gjakovës dhe Ferizajit kanë shpenzuar dukshëm më mirë. Prizreni për 6 muaj ka shpenzuar 39% të buxhetit për investime kapitale, Gjakova 40%, ndërsa Ferizaji 56%, raporton Front Online.
Obiliqi mbanë rekordin me investime kapitale, pasohet nga Malisheva, Deçani, Rahoveci dhe Vitia
Rekordin prej Komunave të Kosovës me realizimin e investimeve kapitale e mbanë Xhafer Gashi i Obiliqit, i cili për 6 muaj e ka shpenzuar 82% të buxhetit.
Pas tij, vjen Komuna e Malishevës me 76% të buxhetit të shpenzuar, Deçani 75%, Rahoveci 64%, Vitia 56% dhe Lipjani 48 %.
Komuna e Skënderajt ka shpenzuar 47% të buxhetit për investime kapitale, Klina 43%, Shtimja 41%, Vushtrria 29%, Graçanica 26% dhe Suhareka 24%, raporton Front Online.
Kamenica, Fushë-Kosova dhe Istogu dështojnë keq me investime kapitale
Keq me investime kapitale në gjysmën e parë të vitit rezulton të jetë Komuna e Fushë-Kosovës, e cila e ka shpenzuar vetëm 12% të buxhetit, Dragashi ka shpenzuar vetëm 11%, Hani i Elezit 11%, Istogu 16%, Kaçaniku 13%, Kamenica 9 %, po aq edhe Novoberda.
Zero shpenzime kapitale në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut
Për gjashtë muaj asnjë cent nga kategoria e investimeve kapitale nuk është shpenzuar nga dy Komunat veriore: Leposaviqi, ndonëse kryetari i saj, Lulzim Hetemi, për disa muaj ka qëndëruar i ngujuar në zyrën e tij dhe Mitrovica e Veriut, e cila udhëhiqet nga zyrtari tjetër i VV-së, Erden Atiq.
Nga 1 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale ka shpenzuar Komuna e Ranillugut dhe ajo e Shtërpcës, raporton Front Online.
Dështim spektakolar i Qeverisë “Kurti” me investime kapitale (Statistika)
Shpenzimet e Komunave nga kategoria e investimeve kapitale
Drenasi 22%
Fushë Kosova 12%
Lipjani 48%
Obiliqi 82%
Prishtina 12%
Shtime 41%
Graçanica 26%
Dragashi 11%
Prizreni 39%
‘Rahoveci 64%
Suhareka 24%
Malisheva 76%
Mamusha 13%
Deçani 75%
Gjakova 40%
Istogu 16%
Klina 43%
Peja 23%
Juniku 3%
Leposaviqi 0%
Mitrovica e Jugut 17%
Skenderaj 47%
Vushtrria 29%
Zubin Potok 4%
Zveçan 3%
Mitrovica e Veriut 0%
Gjilan 17%
Kaçaniku 13%
Kamenica 9%
Novoberde 9%
Shtërpcë 1%
Ferizaj 56%
Vitia 56%
Hani i Elezit 11%
Kllokot 3%
Ranillug 1%