×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaliaj: Kurti harrojë shumëçka kur u bë kryeministër, flamuri nuk i dukej me shumë lara-lara

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Në ditën kur po mbahet seancë plenare në lidhje me raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për 100 ditshin e Qeverisë së tij, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj. Ai para deputetëve derisa ka mbrojtur e lavdëruar punën e kabinetit të Hotit, ka qenë me plotë kritika për qeverinë 2 mujore të Albin Kurtit.

    Ai madje në një rast tha se Kurti me të marrë këtë pozitë bëri veprime që shkonin në kundërshtim me ato që ai deklaronte në të kaluarën.

    Demaliaj tha se Kurtit filloi të pëlqej flamuri i Kosovës, e të cilin më parë e quante “ai flamuri lara-lara”, dhe se pranoj teste nga Serbia për Covid-19 e hoqi taksën me Serbinë.

    Demaliaj tha se Hoti ishte i pari kryeministër që ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë dhe se ai për dallim nga Kurti nuk kishte paranoja e frik nga Donald Trump.

    “Janë parë do zgërdhirje të zotit Kurti, po pse e hoqi taksën, pse i pranojë testet nga Serbia, sepse ka ardhur në pushtet do të mbrojë, i ka quajt përfaqësuesit serb çetnik, faleminderit filloj me dashtë flamurin e Kosovës thojke nuk ish shumë lara-lara…Pjesa tjetër asnjë nuk pati guximin me thanë që Avdullah Hoti nuk pati frikë të takohet me presidentin amerikan, me ato paranojat e Kurtit për thika mbi harta. Është kryeministri i parë që ka nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë”, tha Demaliaj para deputetëve.

    Ai ka ftuar opozitën që të përkrahin vendimet e kësaj qeverie.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Vip10 Janar 2025
    Vulleti ka vazhduar të hedh kunja në drejtim të Drilonit. Kësaj radhe ai e ngacmonte për refuzimin e tij për puthje ndaj...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.