×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaku: Partitë duhet të jenë të arsyeshme në kërkesa, posti i kryeministrit i takon PDK-së

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për ndonjë takim konsultativ rreth formimit të institucioneve të reja konkretisht qeverisë.

    I pyetur nëse do ta pranonin një ftesë eventuale nga VV-ja dhe për mundësinë e një koalicioni me të, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Fadil Demaku, nuk dha përgjigje konkrete por tha se PDK-ja është parti e përgjegjshme para votuesve të saj dhe qytetarëve të vendit.

    Sipas tij, qasja e Lëvizjes Vetëvendosje që nga fushata zgjedhore e tutje nuk ka qenë korrekte në raport me oponentët e saj politik dhe e njëjta duhet ndryshuar.

    “Jo deri më tani sa jemi të informuar ne në PDK s’kemi pasur asnjë ftesë nga LVV-ja. PDK-ja gjatë kohës prej që kanë përfunduar zgjedhjet dhe janë certifikuar ka pasur qëndrimet e saj për publikun, opinionin e gjerë për këtë çështje dhe kemi pasur pak ditë me parë deklarimin e kandidatit të PD-së për kryeministër z. Hamaza dhe ne do ecim në atë linjë që PDK-ja është parti shumë e përgjegjshme, është parti institucionale është parti e cila është korrekte në raport votuesin qytetarin dhe e di shumë mirë përgjegjësinë se si të ecët në këtë proces. Në raport me Vetëvendosjen kemi parë që qasja nuk ka qenë shumë korrekte në raport me oponentët e tjerë politik. Kemi pasur një agresivitet të komunikimit dhe të shpërfaqjes së gjithë asaj si Lëvizje Vetëvendosje çka tregon se nuk kanë qenë të kujdesshëm në raport me votën e qytetarëve në raport me njohjen e verdikitit të qytetarëve në përgjithësi dhe kanë treguar se nuk marrin përgjegjës institucionale në mënyrën ashtu se si duhet dhe se si e kemi për detyrë para qytetarëve. Në këtë raport ne jemi me të kujdesshëm. Qasja e tyre ka qenë jo duhur jo korrekte ka qenë qasje pak a shumë manipulative në raport me opinionin dhe ata duhet të ndryshojnë këtë qasje në raport me oponentët e tjerë politikë sepse deri tani kanë dhënë një shembull aspak të mirë, tha Demaku për RTV21.

    Sa i përket mundësisë së formimit të Qeverisë nga opozita nëse Vetëvendosje nuk arrin ta bëjë atë, Demaku tha se PDK-ja si parti e dytë e zgjedhjeve është gatshme të marrë atë përgjegjësi.

    Ai iu përgjigj edhe kërkesës së LDK-së rreth postit të kryeministrit, duke thënë se ky post i takon PDK-së dhe se kur vije çështja për të ecur përpara proceset, partitë duhet të jenë të arsyeshme në kërkesa.

    “Siç dihet PDK-ja ka pasur takime me përfaqësuesit e partive të tjera opozitare gjithherë në kuadër të asaj që është përgjegjësi të punohet në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshme për procesi. E dimë si janë të përcaktuara gjërat me kushtetutë. Ne do te ju përmbahemi rregullave dhe aftave kushtetuese dhe në momentin e nevojshme PDK-ja është e gatshme te marrë përgjegjësi që ta krijojë qeverinë dhe ta qoj përpara programin e saj…. Ne mendojmë që realisht i takon PDK-së( posti i kryeministrit), sa i përket kërkesave të LDK-së ato janë kërkesa por në momente te rëndësishme kur vije çështja për të ecur përpara proceset të gjitha duhet të jemi me të arsyeshëm përballë e asaj që është përpara”, theksoi Demaku.

    Demaku iu përgjigj edhe zërave se deputetë të caktuar të PDK-së mund ta votojnë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosjes, duke thënë se të gjithë deputetët e PDK-së janë të unifikuar.

    “Jemi të unifikuar plotësisht, PDK-ja është shumë unifikuar në këtë drejtim dhe gjithë deputetë e PDK-së janë tepër serioz në atë çfarë përfaqësojnë përpara votuesve të PDK-së”, tha Demaku

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.