-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaku i PDK-së: VV-ja po e zvarritë konstituimin për interesa partiake, nuk ndryshojmë qëndrim për Haxhiun

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Përfaqësues të PDK-së bënë të ditur se kjo parti nuk do të ndryshojë qëndrim as në seancën e nesërme nëse Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate Vetëvendosjes për kryeparlamentare.

    Deputetit i PDK-së Fadil Demaku, tha për RTV21 se është përgjegjësi e LVV-së që të gjej zgjidhej por e njëjta sipas tij nuk e ka vullnetin për zhbllokim të ngërçit të krijuar duke e zvarritur procesin qëllimshëm për interesa partiake.

    “Ne po besojmë që LVV-ja duhet të merr hapat e duhur që gjendja të ndryshohet dhe të zhbllokohet mendoj se nëse përsëritet situata e njëjtë s’ka asnjë arsye të ketë ndonjë ndryshim të PDK-së në qëndrimet e saj. Kandidatja e VV-së nuk e gëzon mbështetjen e deputetëve për shkak të qëndrimeve të saj jounifkuese…. Zgjidhja është krejtësisht në dorën e VV-së… Nuk mund të bësh imponim tek te tjerët duke këmbëngulur tek një emër kur nuk i ke numrat këtë mund ta bësh kur i ke numrat por jo unë po dua ta imponojë e t’i patjetër duhet të mi japësh numrat kjo nuk është askund në demokraci. Nëse dëshiron votën duhesh të jetë bashkëpunues dhe të gjesh një personalitet konsensual dhe të ecët përpara kur ke vullnet dhe dëshirë. Ky vullnet dhe dëshirë mendoj se në këto momente nuk ekziston të LVV-ja. Së paku deri më sot dhe qëllimshëm janë duke e zvarritur procesin duke kalkuluar në interesa e tyre të ngushta partiake”, tha Demaku për RTV21

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Lajme27 Maj 2025
    Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë një konferencë për media. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media....
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Krimeve Ekonomike të Policisë, lidhur me kontratën...
    Vip27 Maj 2025
    Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen...
    Vip27 Maj 2025
    Pas operacionit në sy, G Bani ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë. Ka qenë vetë ish-banori i Big...
    Lifestyle27 Maj 2025
    Një në tetë persona raportojnë te mjeku se ndihen “të lodhur gjatë gjithë kohës” — dhe mund të ketë një shkaktar befasues,...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.