Në versionin anglisht të librit “Luftërat, Ndarjet, Integrimi” (1990-2008), kapitulli II-27”, Masakra e Reçakut përshkruhet si “Rasti i Reçakut” në Kosovë, por emërtimi në fshatin ku është kryer gjenocid nga Serbia është shkruar siç shkruhet në gjuhën serbe “Račak” e jo Reçak ose në anglisht Recak.
Masakra e Reçakut në këtë libër është cilësuar si incident, shkruanFront Online.
Profesori i histrorisë, Frashër Demaj dhe deputeti i LDK-së ka qenë pjesë e botimit të këtyre librave. Por, Demaj në emisionin Debat Plus tha se ‘Masakra e Reçakut nga unë quhet Masakër në Reçak’.
“Incident e ka quajtur Gazeta Vreme. Qëllimi i projektit ka qenë është të gjejë fakte, të cilat mund të jenë dokumentare, apo incizime zanore, apo gazeta. Unë kam gjet për fakt në agjensionin shtetëror të arkiva të Kosovës Masakrën e Reçakut dhe mbi këtë bazë e kam ofruar të projekti dhe është shumë e qartë se si quhet Masakra e Recakut sipas frashër Demaj, pra quhet Masakra në Reçak”, tha Demaj.
Në botimin e këtyre librave kanë marrë pjesë historianë nga të gjitha vendet e Ballkanit, e nga Kosova ka qenë profesori i historisë Frashër Demaj. Trajtimi i ngjarjeve dhe shqiptarëve të Kosovës në këto libra ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta./Front Online/