Historiani dhe kandidati për deputet nga LDK, Frashër Demaj, ka thënë se feja dhe shteti janë të ndara.
“Nuk mund të pajtohem që në Kosovë ka një luftë kundër islamit. Keqinterpretimet ose interpretimet sipas interesave të caktuara nuk i shërbejnë rritës dhe zhvillimit të një shoqërie demokratike”, ka thënë Demaj.
“Çështjet e diskursit fetar të ndikimit të politikës në fe dhe fesë në politikë janë të tejkaluara. Feja nuk i duhet politikës. Nuk mund rasti i shqiptarëve të jetë i krahasueshëm me vendet e rajonit. Te Kosova dhe shqiptarët e vetmja mundësi është kultivimi i vlerave kombëtare”.
Demaj ka thënë në Edicioni i Analizës se për LDK-në është e rendësishme të kultivohen traditat shqiptare sa i përket komunikimit ndërfetar.