×
  • Sport
  • Sport

    Dellova: Në Spanjë shkojmë vetëm për fitore

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, pas realizimit të golit të tij, dhe fitores së përfaqësueses kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, u shfaq tejet i gëzuar.

    Për Klan Kosova, Dellova tha se është ndjenjë e veçantë kur Kosova fiton, duke shtuar se ndihet i lumtur që ndihmoi ekipin e tij në marrjen e tri pikëve.

    “Është ndjenjë shumë e veçantë, duke marr parasysh që të gjithë të rinjtë e kanë këtë ëndërr, e presin këtë mundësi, kështu që jam shumë i lumtur që arrita ta ndihmojë ekipin t’i marrim tri pikët”, tha Dellova, transmeton Klankosova.tv.

    Futbollisti shqiptar thotë se golin që e dha, si mbrojtës që është, nuk e priti dhe aq shumë.

    “Si mbrojtës, këtë gol nuk e kam pritur shumë, por besoj që gjithmonë jap më të mirën nga vetja për Kombëtaren, kështu që më e rëndësishmja është të marrim gjithmonë tri pikët, shënoj apo nuk shënoj nuk është shumë e rëndësishme”.

    Dellova pati edhe disa fjalë miradije për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

    “Amiri, siç e dimë luan në ekipin më të mirë në Itali, kështu që mësoj shumë nga ai, marr të gjitha të mirat nga ai, më ndihmon shumë, më flet, dhe unë mendoj se jam duke ia shpërblyer me të mira”.

    E qendërmbrojtësi shprehet i bindur se Kombëtarja do të korri fitore edhe në ndeshjes kthyese në Spanjë.

    “Duke parë çfarë ekipi kemi, kemi mundësi të mëdha, vetëm për fitore atje, për asgjë tjetër nuk shkojmë”, tha Dellova./

    Nga Rubrika
    Sport22 Mars 2025
    Napoli e ka identifikuar Edon Zhegrovën e Lillet si pasardhësin ideal të Khvicha Kvaratskhelia, pasi humbi yllin gjeorgjian nga Paris Saint-Germain në...
    Sport22 Mars 2025
    Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se cilat rrugë do të mbesin pa ujë. Përmes një postimi në faqen zyrtare në...
    Lajme22 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar vëllezërit dhe...
    Lajme22 Mars 2025
    KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë. Në një shkrim...
    Sport22 Mars 2025
    Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e...
    Lajme22 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet...
    Lajme22 Mars 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës mbajti dje mbledhje elektronike në të cilën mori disa vendime. Mes tyre edhe emërimet e bordeve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.