×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu për të mbijetuarin e masakr*ës së Abrisë: Testament i qëndrueshmërisë, shpresës dhe dashurisë

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, po më veçanërisht ka shkruar për Albert Deliun, të riun që u përballë me këtë ngjarje të trishtë.

    Deliu-Kodra shprehet se Albert Deliu ‘shquhet si testament i gjallë i qëndrueshmërisë, shpresës dhe dashurisë’, transmeton Klankosova.tv.

    “Albert Deliu ishte vetëm dy vjeç atë mëngjes të trishtë të 26 shtatorit që u përgjak nga vrasja e nënës, motrave dhe 20 anëtarëve të tjerë të familjes, nga kriminelët serbë. Ishte shumë i vogël, por mbi krahët e njomë prej fëmije mbante peshën e rëndë të tragjedisë. Pavarësisht gjithçkaje që ka duruar, optimizmi i tij është ngjitës dhe rrezatues. Në çdo fjalë që ai thotë, dëgjon jehonën e ëndrrave të parealizuara të familjes së tij, por edhe një vullnet sfidues për të jetuar për ta. Ai qesh jo veç për veten e tij, por edhe për motrat, jeta dhe ëndrrat e të cilave u prenë padrejtësisht në gjysmë. Çdo hap që ai hedh është një akt përkushtimi ndaj kujtimit të familjes – si premtim i heshtur për t’i bërë ata krenarë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

    “Faleminderit Albert, që gjete forcën dhe zgjodhe të qëndrosh shtatlartë – për të çuar emrin e familjes përpara, me dashuri, me shpresë dhe me nder! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kosovës!”.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti, sa i përket çështjet së energjetikës. “E anuluan projektin Amerikan të gazit. E...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një prononcim për Front Online tha  se Kryeministri Kurti, së bashku me...
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shtrënguar duart me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, por edhe me kryeministrin e Mbretërisë së...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e politikes luftënxitëse të Serbisë, e...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në gjysmën e parë të vitit 2025, sistemit të stërngarkuar të burgjeve daneze do t’i bashkohet një grup zyrtarësh të burgjeve nga...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Një aksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e 25 shtatorit në Vlorë. Siç bën të ditur policia, vetura ka përplasur për vdekje...
    Lajme26 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbajti një fjalim në Samitin për Paqe dhe Demokraci, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk...
    Lajme26 Shtator 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, i ka reaguar atyre që ajo i ka quajtur “marioneta të V-së” pas sulmeve në adresë...
    Lajme26 Shtator 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se shkolla “Faik Konica” në kryeqytet, nga java e ardhshme do të nisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.