×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Kurti duhet ta shkarkojë Donika Gërvallën, mbajti linjën e Serbisë

    FrontOnline
    06 Maj 2021
    Blerta Deliu, deputete e PDK thotë se qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla janë të papranueshme dhe ndaj kërkon shkarkimin e saj.

    Deliu tha se ministrja e Jashtme duhet të luftojë për njohje të reja për Kosovën dhe jo të sulmojë themelet e shtetit të Kosovës.

    Qeveria Kurti ka fituar shumicë por kjo arrogancë që shfaqi sot është e pa kompromis. Ministrja e Jashtëm po sillet si një përfaqësuese jo e shtetit të Kosovës, por po paraqet një narrativë që i shkon Serbisë dhe Rusisë”, tha deputetja e PDK-së.

    “Gjuha e znj. Gërvalla ishte ofenduese në raport me historinë tonë dhe vlerat tona si shtet. Nuk është një person civil, duhet ta kuptojë se përfaqëson fytyrën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kam pritur që znj. Gërvalla të flasë për krimet e Serbisë 20 mijë gratë e dhunuara, për viktimat që janë ende të pa gjetura. Nuk kam pritur që një përfaqësues e qeverisë të flasë me argumente të njëjta siç i ka bërë dhe po i bën Serbia”, ka shtuar znj. Deliu.

    Përfaqësuesja e PDK në Parlamentin e Kosovës kujtoi shkarimin që Kurti i bëri këshilltarit të tij në prill të vitit të kaluar pasi deklaroi se individë të UÇK-së kanë kryer krime lufte.

    “Z. Kurti ka vendosur standard duke shkarkuar këshilltarin e tij z. Gashi për qëndrime në raport me UÇK. Më së paku çfarë duhet të bëjë kryeministri Kurti jo vetëm për të amnistuar veten, t’i japë fund pozicionit të ministres së Jashtme. Betejat e saj duhet të bëhen jashtë Kosovës. Deklaratat e saj skandaloze nuk i bëjnë nder historinë dhe vlerat mbi të cilët është ndërtuar shteti dhe viktimave të shumta që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, përfundoi znj. Deliu thanë Euronews Albania.

    Debatet kanë nisur për shkak të disa qëndrimeve kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit por edhe ndaj Rexhep Selimit që Gërvalla ka mbajtur kohë më parë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.