×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: VV’ja është barrikaduar, nuk shoh rrugëdalje nga kjo bllokadë që po bëhet nga kjo parti

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës, të dielën.

    Ajo ka deklaruar se shkak është Lëvizja Vetëvendosje pasi si ka votat e mjaftueshme për votimin e zgjedhjes së kryetarit apo kryetares të Kuvendit të Kosovës.

    “Nesër është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu”.

    “Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë që është futur Kosova që nga periudha e pas zgjedhjeve, më konkretisht nga 15 prilli, kur Kuvendi ka hapur rrugë për të filluar konstituimit të organeve të Kuvendit, dhe pastaj me theks të veçantë edhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”.

    “Një gjë që duhet thuhet se ka një bllokadë që bëhet nga partia që ka dalë me numrin më të madh të votave në zgjedhje, dhe është një pamundësi e partisë fituese që t’i ketë votat e deputetëve, janë 57 vota të deputetëve të cilët votojnë në favor të Haxhiut tash e katër herë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje të re për të bëjë përpjekje të paktën të kemi tejkalim të kësaj situate, por kemi një barikadim të koalicionit fitues për shkak të pamundësisë që t’i kenë numrat për të vazhduar tutje”, ka thënë Deliu në Info Magazine.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e LVV-së dhe ministrja në dorëheqje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media pas dështimit të 13-të për...
    Lajme09 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale politike dhe ndërkombëtare të Kosovës, duke e cilësuar periudhën pesëvjeçare të qeverisjes së...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e betuar e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është shfaqur entuziaste në një fotografi të publikuar përpara nisjes së seancës plenare, ndërkohë...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolik në Kosovë për zgjedhjen e Papa Leoni XIV në krye të...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e...
    Sport09 Maj 2025
    Pas dramës së mbrëmshme në stadiumin Artemio Franchi në Firence, u bënë të njohura çiftet e të gjitha ndeshjeve finale të garave...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e betuar e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Hykete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës. “Zoti Dehari nuk na e dha...
    Lajme09 Maj 2025
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës do të shqyrtojë çështjen...
    Lajme09 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për të 13 herë radhazi për konstituimin e Kuvendit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.