×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: VV-ja po e barrikadon konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendi të Kosovës, të dielën.

    Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se shkak është Lëvizja Vetëvendosje pasi si ka votat e mjaftueshme për votimin e zgjedhjes së kryetarit apo kryetares të Kuvendit të Kosovës.

    “Nesër është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu”.

    “Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë që është futur Kosova që nga periudha e pas zgjedhjeve, më konkretisht nga 15 prilli, kur Kuvendi ka hapur rrugë për të filluar konstituimit të organeve të Kuvendit, dhe pastaj me theks të veçantë edhe formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”.

    “Një gjë që duhet thuhet se ka një bllokadë që bëhet nga partia që ka dalë me numrin më të madh të votave në zgjedhje, dhe është një pamundësi e partisë fituese që t’i ketë votat e deputetëve, janë 57 vota të deputetëve të cilët votojnë në favor të Haxhiut tash e katër herë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje të re për të bëjë përpjekje të paktën të kemi tejkalim të kësaj situate, por kemi një barikadim të koalicionit fitues për shkak të pamundësisë që t’i kenë numrat për të vazhduar tutje”, ka thënë Deliu.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.