Pas kërcënimit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq se mund të ketë luftë të re me Kosovën, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se ky është provokim për të nxitur tensione ndëretnike brenda Kosovës.
Deliu-Kodra shkruan se atij po i pengon qetësia dhe maturia e shqiptarëve në situatën e krijuar me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo kërkon reagim nga evropianët për këto deklarata të Vuçiqit.
Heshtjen e ndërmjetësuesve të dialogut e sheh si indikator se ndarja e brendshme e Kosovës mbi baza etnike mbetet në agjendën e tyre.
Deputetja e PDK-së kërkoi që t’u protestohet këtyre ndërmjetësuesve të dialogut.
Ky është postimi i saj i plotë:
NATO/KFOR është përgjigje konsistente e kërcënimeve nga Serbia me vetë praninë ushtarake në Kosovë.
Ata që duhet t’i reagojnë Vuçiqit janë ndërmjetësuesit evropian, të cilët inkurajojnë atë të deklarohet për Kosovën pa bartur konsekuencat. Kërcënimi i Vuçiqit është veprim i hapur për të shkaktuar trazira të brendshme ndëretnike në Kosovë dhe heshtja e ndërmjetësuesëve të dialogut është indikator se ndarja e brendshme e Kosovës mbi baza etnike mbetet në agjendën e tyre.
Ne duhet t’u protestojmë këtyre ndërmjetësues të dialogut, para së gjithash!