×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Raporti i Parlamentit Evropian sulmon shtetin e Kosovës, duhet të shërbejë si alarm vetëdijësimi për shoqërinë

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Blerta Deliu thotë se raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim diskreditimin e institucioneve të Kosovës dhe kompromentimin e politikës amerikane në rajon.

    Kjo thotë ajo po bëhet duke konspiruar situata të paqena përmes metodës së njohur ruse të dezinformimit.Ky raport sipas saj duhet të shërbejë si alarm vetëdijësimi sepse po anon në shërbim të një subjekti politik i cili uhstron politika konfliktuoze me administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian.

    Sipas saj, raporti sulmon shtetësinë e Kosovës duke aluduar në paaftësinë tonë për të zgjedhur institucione demokratike.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Raporti i Parlamentit Evropian ka qëllim të diskreditimit të institucioneve demokratike të Kosovës dhe komprometimit të politikës amerikane në Kosovë dhe rajon duke konspiruar situata të paqena nëpërmjet metodës së njohur ruse të përhapjes së dezinformatave.
    Raportet anuese në shërbim të një subjekti të caktuar politik, i cili ushtron politika konfliktuoze me të gjitha administratat amerikane dhe zbaton politikat e eksponentëve të caktuar evropian, të cilët mbajnë qëndrim të hapur kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështesin politikat që mëtojnë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës duhet të shërbejnë si alarm vetëdijësimi për gjithë shoqërinë.
    Raporti sulmon fundamentin e shtetësisë së Kosovës duke aluduar në paaftësinë tonë për të zgjedhur institucione demokratike, në mënyrë demokratike.
    Prandaj, Raporti është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të Kosovës dhe nuk ka të bëjë fare me sqarimin e ndonjë situate rivaliteti të brendshëm politik në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri rugoviste. Ai përmes një postimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga kjo parti në Fushë Kosovë. Aty u bë prezantimi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.